Formacionet zyrtare, Shkëndija - Shelbourne: Beqiri me sulmin e njejtë si ndaj Vallecanos

Shkëndija e Tetovës sonte do të përballet me irlandezët e Shelbourne në kuadër të javës së dytë të Ligës së Konferencës. Ndeshja luhet në stadiumin Arena “Todor Proeksi me fillim në ora 18:45, ndërsa kjo është paraqitja e parë e kuqezinjve nga Tetova si nikoqir në kuadër të fazës së grupeve të garave evropiane.
Ndeshjen e javës së parë Shkëndija luajti ndaj Rayo Vallecano në Madrid ku u mund me rezultatin 2-0.
Trajneri Jeton Beqiri për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Gaye, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Trumci, Fetai, Cake dhe Webster.
Në mesfushë luajnë, Zejnullai, Alhassan dhe Krasniqi.
Sulmi përbëhet nga Besart Ibraimi në qendër, ndërsa kah krahët vijnë Liridon Latifi dhe Fabrice Tamba.
Në anën tjetër, te Shelbourne trajneri Joey O'Brien në sulm ka zgjedhur të luajë me Odubeko, Henry-Francis dhe golashënuesi më i mirë i ekipit Wood.
KF Shkëndija: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Zejnullai, Alhassan, Tamba, Krasniqi, Latifi dhe Ibraimi.

Shelbourne: Speel, Norris, Ledwidge, Barrett, Lunney, Odubeko, Wood dhe Henry Francis.

/Telegrafi/





















































