Formacionet zyrtare: Reali planifikon të vazhdojë me fitore ndaj Eibarit

Eibari është kundërshtari i radhës i Real Madridit në La Liga, në një ndeshje në të cilën Mbretërit luajnë si mysafir.
Los Blancos kanë nisur rikthimin në kampionatin spanjoll dhe aktualisht mbajnë vendin e gjashtë në tabelë, me 20 pikë, katër më pak se lideri Barcelona.
Në 12 javët e mëparshme, Reali ka fituar në gjashtë ndeshje, në dy ka barazuar dhe katër të tjera i ka humbur.
Eibari është në vend të 13 në tabelë me 15 pikë të arkëtuara nga katër fitore, tri barazime dhe pesë humbje.
Trajnerët Jose Luis Mendilibar dhe Santiago Solari i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje.
Formacioni startues i Eibarit: Formacioni startues i Real Madridit: Courtis, Odriazola, Ramos, Varane, Marcelo, Kroos, Modri,lc, Ceballos, Benzema, Bale, Asensio. /Telegrafi/










































