Formacionet zyrtare: Manchester United dhe Evertoni kanë disa mungesa

Manchester United është nikoqir i Evertonit për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të luhet në stadiumin "Old Trafford", me Djajtë e Kuq që cilësohen si favoritë në letër.
Për këtë sfidë, Ole Gunnar Solskjaer do të jetë pa lojtarët si, Amadou Diallo, Harry Maguire dhe Marcus Rashford që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Evertoni nuk mund të llogarisë në,Dominic Calvert-Leëin, Samu Coleman, Fabian Delph, Andre Gomes dhe Richarlison, që janë të lënduar.
Formacioni bazë i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Varane, Shaw; Fred, McTominay; Greenwood, Fernandes, Martial; Cavani.
Formacioni bazë i Evertonit: Pickford, Godfrey, Mina, Keane, Digne, Townsend, Gordon, Doucouré, Allan, Rondón, Gray. /Telegrafi/
https://twitter.com/Everton/status/1444248366515425281





















































