Formacionet zyrtare: Liverpooli mbledh pikët për titull, Watfordi për mbijetesë

Në javën e 28-të të kampionatit anglez, lideri i Ligës Premier, Liverpooli, është mysafir i Watfordit.
Redsat po vazhdojnë rrugëtimin për t’u shpallur kampionë të Anglisë pas tri dekadash dhe suksesi i tyre është duke vazhduar javë pas jave.
Watfordi është në zonën e rrezikut dhe ka nevojë për pikë në mënyrë që të shpresojë për mbijetesë.
Trajnerët Nigel Pearson dhe Jurgen Klopp i kanë përgatitur formacionet startuese për këtë sfidë të rëndësishme për të dyja ekipet.
Formacioni i startues i Watfordit: Foster; Femenía, Kabasele, Cathcart, Masina; Hughes, Capoue; Sarr, Doucouré, Deulofeu; Deeney
Formacioni i startues i Liverpoolit: Alisson; Robertson, van Dijk, Lovren, Alexander-Arnold; Fabinho, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain; Mané, Firmino, Salah. /Telegrafi/















































