Juventusi është mysafir i Cagliarit në ndeshjen e xhiros së 30-të në Serie A, e cila zhvillohet në Sardegna Arena.

Zonja e Vjetër vazhdon kryesimin në tabelë me 15 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Napoli, ashtu që do të përpiqet ta ruajë këtë diferencë deri në fund të kampionatit.


Ndërkohë që Cagliari ndodhet në pozitë të mirë (në vend të 12) me tetë pikë larg zonës së rrezikut.

Strategët Rolando Maran dhe Massimiliano Allegri i kanë gati ekipet e tyre për këtë përballje kampionale.

Formacioni startues i Cagliarit: Cragno; Srna, Pisacane, Ceppitelli, Lykogiannis; Farago, Cigarini, Ionita; Barella; Pavoletti, Joao Pedro.

cagliari

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Caceres, Bonucci, Chiellini; De Sciglio, Emre Can, Pjanic, Matuidi, Alex Sandro; Bernardeschi, Kean.

juve

/Telegrafi/

telegrafi sport app