Formacionet zyrtare: Edhe Barca edhe Levante duan rezultat pozitiv

Në Camp Nou zhvillohet sfida e xhiros së 13 në La Liga, ndërmjet Barcelonës dhe Levantes.
Skuadra nikoqire ndodhet 12 pikë prapa kreut (Real Sociedad), mirëpo i ka zhvilluar vetëm dhjetë ndeshje deri më tani.
Në anën tjetër, Levante pozicionohet në zonën e rënies nga liga dhe pikët janë më se të nevojshme.
Trajnerët Ronald Koeman dhe Paco Lopez kane vendosur për lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.
Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Dest, Araujo, Sergio, Griezmann, Braithwaite, Messi, Coutinho, Lenglet, Jordi Alba, De Jong.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































