Formacionet zyrtare, Cluj – Ballkani: Kampionët e Kosovës luajnë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve

Ballkani do të jetë mysafir i Cluj në kuadër ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Cluj që ende lufton për një vend në fazën e eliminimit direkt, ka 7 pikë, ndërsa Ballkani me katër pikë është në vendin e fundit.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras 1-1.
Ilir Daja për këtë ndeshje luan me emra si Albin Berisha, Meriton Korenica dhe Albion Rrahmani në fazën e sulmit.
Në anën tjetër te Cluj do të paraqiten me Yeboah dhe Malele në sulm.
Cluj: Scuffet, Manea, Matias, Burca, Braun, Deac, Boateng, Muhar, Roger, Yeboah, Malele.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































