Rreth 700 milionë euro është fondi i grumbulluar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nga shitja e rreth 1,300 asteve të ndërmarrjeve shoqërore, që nga viti 2002 e deri në fund të vitit të kaluar.
Nga kjo shumë, mbi 110 milionë euro janë ndarë në emër 20 përqindëshit, që ndahen për punëtorët pas shitjes së ndërmarrjes në të cilën kanë punuar, kurse për kreditorët potencialë janë paguar rreth 20 milionë euro, thuhet në një përgjigje nga zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Nga fondi tepricë në buxhetin e Kosovës, Agjencia ka derdhur mbi 90 milionë euro.
Ndërkaq, në fondin rezervë janë mbi 460 milionë euro, që mbahen të bllokuara në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
Mosinvestimi i këtyre mjeteve që mbahen tani e sa vite në Bankën Qendrore, vazhdimisht është kritikuar nga ekspertë për çështje ekonomike. Ata konsiderojnë se investimi i këtyre mjeteve në projekte zhvillimore konkretisht në sektorin privat, do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.
Lekë Musa, ish-kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se Qeveria e Kosovës duhet ta analizojë këtë çështje, dhe të vendosë se në cilët sektorë duhet të përdoren këto mjete.
“Unë mendoj se do t’ia vlente që të krijohet një treg i kapitalit në Kosovë ose përmes investimeve në ekuitet të ndërmarrjeve me potencial dhe një pjesë tjetër të shkonte edhe për ndërmarrje të vogla dhe të mesme do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik”, ka thënë Musa.
Ylli Kaloshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka treguar për Radion Evropa e Lirë, “se deri më tani Bordi dhe menaxhmenti i Agjencisë, bashkë me Qeverinë e Kosovës, kanë shqyrtuar mundësitë ligjore të përdorimit të këtyre mjeteve të deponuara nga procesi i privatizimit në BQK për qëllime të projekteve zhvillimore në të mirën e vendit, por me kujdes të shtuar për shkak të obligimeve që ka AKP- ja karshi ish-punëtorëve dhe kreditorëve të njohur”, ka deklaruar Kaloshi.
Por, Lekë Musa insiston se Fondi i privatizimit duhet të shfrytëzohet vetëm në sektorin privat, pasi, sipas tij, në ndërmarrjet publike mjetet rrezikohen të humben.
“Sektori privat gjeneron të ardhura të qëndrueshme, afatgjate dhe mund të krijojë vende të reja të punës. Sektori publik nuk gjeneron të ardhura, është kryesisht konsumues dhe tashmë është dëshmuar se alokimi i resurseve te sektori publik, ka dështuar”.
“Ne kemi rastin e ndërmarrjeve publike, vetëm PTK-ja ka qenë kompani profitabile dhe tani më edhe ajo është duke perfomuar më humbje”, ka thë Musa për Radion Evropa e Lirë.
Nga rreth 600 ndërmarrje shoqërore sa figurojnë të jenë në pronësi të Republikës së Kosovës, Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka arritur të privatizojë shumicën prej tyre, duke krijuar nga një apo dy ndërmarrje të reja private. Kurse, të pashitura kanë mbetur rreth 2000 asete të ndërmarrjeve shoqërore. /REL /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët