Në ditën e dytë të “Javës së Gruas” është lansuar Fondacioni Jahjaga, i cili ka për qëllim të sjellë qasje të re në angazhimin dhe përfaqësimin efikas të grave dhe të rinjve në Kosovës. Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e lansimit të këtij Fondacioni tha se Kosova nuk është ajo që është ëndërruar se do të ndërtohej pas marrjes së shtetësisë.
Sipas saj, vendin e ka kapluar korrupsion, nepotizmi, kurse, arsimi dhe shëndetësia është në nivelit të ulët.
Sipas Jahjagës, vetëm duke investuar në gruan dhe rininë do të mund të fillojë ndryshimi në Kosovë.
Duke folur për kohën sa ishte presidente e Kosovës, ajo tha se Fondacioni i saj synon vazhdimin dhe kultivimin e potencialeve në Kosovë.
“Dua që atë punë të mirë që e nisa si shefe e shtetit ta vazhdojë si një qytetare e vendit. Dua të vazhdojë të jap kontributin tim sado çoftë modest, fondacioni që po e nisi pikërisht sot, fondacioni Jahjaga ka për synim vazhdimin dhe kultivimin e kësaj trashëgimie. Angazhimi im për të drejtat e grave, për njohjen e meritave dhe kontributit të tyre dhe sakrificave dhe vetëmohimit të tyre nuk do të quhej i plotë sikurse unë të mos angazhohesha edhe më tej për kauzat e grave të Kosovës”, tha Jahjaga.
Ish-presidentja e Kosovës, ka theksuar se gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të nën përfaqësuara në çdo fushë të jetës shoqërore, ndërsa, përmirësimi i pozitës së gruas thotë se duhet të jetë pjesë aktive e angazhimit të të gjithëve.
“Gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të nën përfaqësuara në sektorin ekonomik dhe fuqinë punëtore, përfaqësimin politik dhe pothuajse në çdo fushë tjetër të jetës shoqërore, e megjithatë janë vajzat dhe gratë që po na demonstrojnë çdo ditë që ato janë lidere të vërteta të këtij vendi ato po e bëjnë ndryshimin prandaj përmirësimi i pozitës së pozitës së grave në shoqërinë kosovare dhe avancimi i të drejtave të tyre duhet të jetë pjesë e angazhimit tonë aktiv dhe në shoqëri”, tha ajo.
Drejtori i Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë, George C.Marshall ka thënë se se krahas progresit si shtet, Kosova ende ballafaqohet me korrupsion, papunësi dhe mungesë të mundësive për gratë dhe të rinjtë.
Sipas tij, siguria në Ballkanin Perëndimor nuk mund të arrihet pa përfshirjen e grave, të rinjve dhe pakicave.
Dayton tha se Fondacioni Jahjaga do të jetë një promovues i paqes dhe stabilitetit dhe pajtimit në mesin e fqinjëve në Ballkan.
“Me lansimin e këtij fondacioni unë besoj se ky vizion mund të realizohet. Unë besoj se siguria, prosperiteti në Ballkanin Perëndimor nuk mund të arrihet pa përfshirjen e gruas, të rinjve të pakicave. Unë besoj se iu duhet të adresoni në mënyrë serioze sfidat e brendshme dhe të jashtme të sigurisë, të trajtoni çështjen e korrupsionit dhe besoj se pajtimi jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin e Ballkanit, eventualisht edhe përtej kësaj mund të ndodh që Kosova përmes fondacionit Jahjaga mund ta udhëheqë këtë “, tha ai.
Përgëzime për fondacionin Jahjaga shprehu përmes një videomesazhi edhe presidentja e Republikës së Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, e cila tha se krijimi i këtij fondacioni do jetë zë i fuqishëm për zhvillimin e Kosovës.
Sipas saj, fuqizimi i grave dhe i të rinjve është mënyra më e mirë për t’i adresuar pabarazitë.
“Krijimi i këtij fondacioni do të fuqizoj vendin tuaj dhe do të jetë zë i fuqishëm për zhvillim e Kosovës dhe rajonit, më kanë informuar dhe fondacioni juaj do të mbështet proceset e zhvillimit të qëndrueshëm duke fuqizuar gratë dhe të rinjtë kjo është mënyra më konstruktive për të adresuar pabarazitë dhe një proces për të promovuar paqen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Unë me të vërtet besoj se lidershipi i grave për të mbështetur zhvillim demokratik të Kosovës pas luftës do të ndihmoj në krijimin e paqes dhe do jetë një strategji afatgjate për zhvillim socioekonomik”, tha Preca.
Ndryshe, edicioni i “Javës së Gruas” ka nisur dje, ndërsa do të zgjasë deri më 23 mars 2018, dhe përgjatë këtyre ditëve do të diskutohet për temat të ndryshme siç janë integriteti i partive, transparenca e qeverisë, korrupsioni, ekstremizmi radikal, integrimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, të drejtat pronësore etj./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi