Pronari i kompanisë Frutex dhe veprimtari Nusret Pllana kanë vizituar sot ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhem Rexhepi, nga fshati Zhiti i Komunës së Vitisë.

Rexhepi, i cili ka kontribuar për lirinë e vendit, prej 17 vitesh është i shtrirë në shtrat, i prekur nga një sëmundje e rëndë që i ka shkaktuar humbjen e të dyja këmbëve. Gjendja e tij shëndetësore, sipas vizitorëve, pasqyron mungesën e përkujdesjes së duhur institucionale dhe shoqërore për ish-luftëtarët.


“Kurrë nuk e kisha menduar që një njeri që kontribuoi për lirinë tonë të jetë në një gjendje të tillë, pa një përkujdesje të duhur. Plagët dhe dhimbjet e tij bien mbi ndërgjegjen tonë kolektive,” është shprehur Pllana gjatë vizitës.

Në shenjë mbështetjeje konkrete, Fondacioni Frutex dhe kompania Golden Eagle kanë ndarë mjete financiare në vlerë prej 10 mijë eurosh për mjekimin e ish-ushtarit të UÇK-së./Telegrafi/