Fobia nga nata dhe errësira: Ku ndryshon niktofobia nga frika e zakonshme
![Fobia nga nata dhe errësira: Ku ndryshon niktofobia nga frika e zakonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/10/785-0-5f80c6d310a3c-780x439.png)
Niktofobia është një frikë ekstreme nga nata ose errësira që mund të shkaktojë simptoma të forta ankthi dhe depresioni
Një frikë bëhet fobi kur është e tepërt, irracionale ose ndikon në jetën tuaj të përditshme.
Të kesh frikë nga errësira shpesh fillon në fëmijëri dhe shihet si një pjesë normale e zhvillimit. Studimet e përqendruara në këtë fobi kanë treguar se njerëzit shpesh kanë frikë nga errësira për mungesën e ndonjë stimuli vizual.
Me fjalë të tjera, njerëzit mund të kenë frikë nga nata dhe errësira sepse nuk mund të shohin se çfarë ka përreth tyre. Një farë frike është normale, por kur ajo fillon të ndikojë në jetën e përditshme dhe modelet e gjumit, mund të jetë koha të vizitoni mjekun tuaj.
Simptomat që mund të përjetoni me niktofobi janë të ngjashme me ato të fobive të tjera. Njerëzit me këtë fobi përjetojnë frikë ekstreme që shkakton shqetësim kur janë në errësirë.
Simptomat fizike përfshijnë:
– probleme me frymëmarrjen
– rrahje të shpejta zemre
– ngushtësi ose dhimbje gjoksi
– dridhje ose ndjesi shpimi gjilpërash
– marrje mendsh
– përzierje në stomak
– djersitje
Simptomat emocionale përfshijnë:
– ankth
– panik
– shkëputje nga realiteti
– humbje të kontrollit
– ndjesi sikur do të vdisni
– të qenurit i pafuqishëm
Të kesh frikë nga errësira nuk do të thotë domosdoshmërisht se ke fobi. Për të kuptuar sadopak ndryshimin, kini parasysh se frika nga errësira nuk ndikon në përditshmërinë tuaj.
Disa fobi nuk kërkojnë domosdoshmërisht trajtim, veçanërisht nëse frika juaj është nga diçka që normalisht nuk e hasni në jetën e përditshme.
Nga ana tjetër, niktofobia mund ta vështirësojë gjumin. Kjo mund të ndikojë në shëndetin e përgjithshëm dhe të çojë në çrregullime të gjumit.
Terapitë që këshillohet janë terapia e ekspozimit, terapia njohëse, relaksimi, meditimi, por gjithmonë këshillohet që të flisni paraprakisht me një mjek specialist.
Burimet: Healthline, Anabel
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe