Gianluca Di Feo
Është një sfidë e fshehtë, dhe ndonjëherë tejet e pamatur. Flota ruse dhe ajo e NATO-s përballen me njëra-tjetrën në Mesdhe, duke qenë shpeshherë në distanca shumë të afërta me njëra-tjetrën. Vetëm tre javë më parë, anijet e Moskës kryen një operacion shumë të guximshëm. Ato u pozicionuan për të bllokuar Detin Adriatik, me synim pengimin e lëvizjes së aeroplanmbajtëses amerikane “Truman”.
Një lëvizje shumë strategjike, pasi ky është deti më afër fushëbetejave të Ukrainës, nga i cili raketat dhe aeroplanët mund të ndërhyjnë teorikisht më shpejt në vijën e parë të frontit.
Më 22 korrik, anija luftëtare “Amiraliati Tributs” kaloi kanalin e Otrantos dhe u ngjit më në veri. U zhvendos nga Gargano dhe u vendos para brigjeve të Abruzzo të tejpopulluara nga njerëzit për shkak të pushimeve verore. Por, nuk ishte vetëm. Nga pas e ndiqte kryqëzori rus “Varyag”, me bateritë e tij të raketave me rreze të gjatë veprimi.
Ky i dyti qëndroi përballë qytetit-port italian të Salentos, duke mbajtur nën vëzhgim rrugëkalimin kyç për në Adriatik. Së bashku me të ishte edhe një luftanije e tretë, “Vasily Tatishchev”, e specializuar në spiunazh dhe e pajisur me instrumente për të përgjuar komunikimet radio dhe impulset e sensorëve. Detyra e tij ishte të studionte “reagimet elektronike” të NATO-s ndaj këtij inkursioni provokues.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, flota ruse nuk kishte hyrë kurrë në Detin Adriatik. Disa herë anijet e Moskës kishin ardhur për të monitoruar nga afër stërvitjet e Aleancës Atlantike, duke arritur deri në ujërat e Kalabrisë, në jugun e Italisë.
Por, nuk kishin guxuar asnjëherë të kryenin një “manovër bllokuese” që synoi të kufizonte lëvizjet e aeroplanmbajtëses amerikane “Truman”, mjeti kryesor i dislokimit të NATO-s në Detin Mesdhe, që muajt e fundit udhëton shpesh përgjatë një rruge nga Sicilia në Adriatik dhe anasjelltas.
Operacioni i Marinës Ruse shkaktoi fillimin e një duel të gjatë në heshtje, ku komandat e NATO-s u angazhuan t’u tregojnë rusëve nuk do të hiqnin dorë nga kontrolli i kalimit midis deteve Jon dhe Adriatik. Kështu, në ditët e fundit të korrikut, kryqëzori “Varyag” u gjend më pak se 100 kilometra larg homologut amerikan “Forrest Sherman”.
Ato ishin praktikisht në të dy anët e kepit të Santa Maria di Leuca. Rusët në anën e Adriatikut, dhe amerikanët në anën e Jonit. Pak më në jug, aeroplanmbajtësja “Truman”, me afro 60 aeroplanë gjuajtës-bombardues F18 Hornet në bord dhe me një eskortë të marinës amerikane. Mes tyre ishte një ekip i NATO-s – Grupi i Dytë Detar i Përhershëm – me anije luftarake dhe fregata amerikane, italiane, spanjolle, turke dhe greke, të cilat më 25 korrik u mblodhën në Detin Jon për të formuar një kuadrat rreth aeroplanmbajtëses “Truman”.
Operacioni rus u zbulua nga faqja “The Ship Yard Naval Consultancy”, e cila analizon informacionet nga satelitët komercialë dhe është konfirmuar për “La Repubblica” nga burime zyrtare. Por, misionet e disa gjurmuesve – të përshkruara nga portali Itamilradar – kishin treguar se diçka po ndodhte mes Sicilisë dhe Puljas.
Sidomos më 31 korrik, një nga dronët më të mëdhenj të spiunimit që ka ShBA, GlobalHaëk, që niset çdo ditë nga Sigonella për të shkuar në Detin e Zi dhe për të monitoruar konfliktin ukrainas, patrulloi një pjesë të Detin Jon për orë të tëra, duke vazhduar fluturimin mbi një zonë specifike. E njëjta ku për tre ditë rresht ishin përqendruar patrullimet e aeroplanëve italianë P72.
Nuk dihet se cili është pozicioni aktual i anijeve ruse, dhe nëse aktiviteti i tyre shoqërohej edhe nga një nëndetëse. Megjithatë, tre ditë më parë aeroplanët italianë të zbulimit kanë rinisur të patrullojnë më intensivisht ujërat mes Kalabrisë dhe Greqisë, duke u fokusuar në disa zona.
Pasi dyshohet se të paktën një nga mjetet e marinës ruse ndodhet ende në zonë. Kryqëzori “Varyag” është binjaku i “Moskva”, që u fundos nga ukrainasit më 14 prill. Ajo është një nga anijet më të fuqishme në flotën e Putinit, me 16 raketa P-1000 Vulcan me rreze të gjatë veprimi në bord, që janë dizenjuara të shkatërrojnë aeroplanmbajtëset amerikane.
Sipas propagandës ruse, ato e bëjnë këtë duke vepruar së bashku “si një tufë ujqërish që sulmon gjahun e saj”. Ato mund të godasin nga 500 kilometra larg, duke udhëtuar me një shpejtësi tre herë më të madhe se ajo e zërit. Krahasuar me “Moskva”, “Varyag” ka një mbrojtje kundërajrore dhe radarë më të avancuar.
Ndërkohë, “Admiraliati Tributs” është një luftanije e shkëlqyer për luftën kundër nëndetëseve, e pajisur gjithashtu me raketa të projektara për të rrëzuar raketat lundruese amerikane. Dy anijet të ndërtuara në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik, dhe që i janë nënshtruar disa herë modernizimit, janë një çift i përhershëm në flotën e Paqësorit.
Ato u nisën dhjetorin e vitit të kaluar nga baza e tyre në Vladivostok, porti përballë Japonisë, kaluan oqeanet dhe zbarkuan në Mesdhe, për të forcuar pozicionet mbrojtëse në funksion të pushtimit të Ukrainës. Që nga ajo kohë ato janë kanë formuar “majën e sulmit” rus që lëviz nga Siria në Perëndim për të ndjekur Aleancën Atlantike, duke u alternuar me ekipin tjetër të formuar nga kryqëzori “Slava”, një luftanije, dy fregata dhe një korvetë, raporton abcnews.al.
Së fundi, të paktën dy nëndetëse të klasit “Kilo” – që nuk bëjnë zhurmë dhe të armatosura me raketa Kalibr – po kryejnë ekspedita pranë Bosforit. Këto duele janë deti tani të kufizuara në manovra, pak a shumë agresive, dhe në shkëmbime të impulseve të radarit, për të treguar aftësinë e goditjes së kundërshtarit.
Lojëra luftarake, që me kalimin e muajve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Pak ditë më parë, një dokument strategjik nga Kremlini, përsëriti rëndësinë që kanë rrugët detare të Mesdheut Lindor për “interesin kombëtar” të Rusisë. Ky synim i nxit admiralët e Putinit të nisin një Luftë të re të Ftohtë, me nivele tensioni gjithnjë e më të larta, dhe që vërehen gjithnjë e më shpesh në detet italiane. /Burimi: “La Repubblica”/Në shqip nga: abcnews.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër