LAJMI I FUNDIT:

Floriana Garo shtatzënë, moderatorja konfirmon lajmin (Foto)

Floriana Garo shtatzënë, moderatorja konfirmon lajmin (Foto)

Floriana Garo është shtatzënë.

Vetë moderatorja, nga Zvicra ku ndodhet aktualisht e ka konfirmuar lajmin për Opinion.al duke u shprehur se po jeton momente lumturie.

Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, pasi Floriana është në muajt e parë të shtatzënisë, por me siguri që në vijim do të kemi lajme të tjera mbi këtë pritje të ëmbël.


Larg impenjimeve dhe jetës së kryeqytetit moderatorja na tregon se po jeton një periudhë qetësie, që me siguri i jep mundësinë t’i shijojë ditët e shtatzënisë.

Në fotot e publikuara në instagram, moderatorja simpatike duket tepër në formë dhe si gjithmonë e buzëqeshur, ndërsa shenjat e shtatzënisë ende nuk kanë nisur të shfaqen.

Ish-prezantuese dhe autore e emisionit “Jo vetëm modë” në TV Klan, Floriana Garo, pak muaj më parë i ka surprizuar të gjithë teksa deklaroi fejesën e saj dhe më vonë shkëputjen nga ekrani për t’u zhvendosur në Zvicër, pranë njeriut të zemrës.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

I fejuari i saj Enis Daci është një djalë shqiptar, por i transferuar në Zvicër ku ushtron profesionin e avokatit.

Te ketë qenë valle shtatzënia që e bindi Florianën të lërë Tiranën përfundimisht? /Opinion/

Në trend Magazina

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Magazina
Kalo në kategori