LAJMI I FUNDIT:

Florian Marku, Ilir Latifi dhe Capital T pozojnë në Southampton me flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar – atje takojnë edhe Xhakën

Florian Marku, Ilir Latifi dhe Capital T pozojnë në Southampton me flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar – atje takojnë edhe Xhakën
(Foto: Instagram/florianmarku)

Tifozë të shumtë shqiptarë e kanë ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Kosovës në Southampton, ku skuadra jonë zhvilloi ndeshje të mirë përkundër humbjes.

Në St Mary’s Stadium kanë qenë të pranishëm edhe figura të njohura të sportit dhe të skenës, në mesin e tyre edhe boksieri dhe aplikuesi i arteve të përziera marciale, Florian Marku, ylli i UFC-së, Ilir Latifi, si edhe reperi Capital T.

Marku e ka publikuar një fotografi të përbashkët të treshes në rrjetet sociale, në të cilën ata shfaqen me flamurin shtetëror të Kosovës dhe me flamurin kombëtar.


https://instagram.com/p/B2PTuguhOxe/

Kosova i jep fund serisë pa humbje – mposhtet nga Anglia, por nuk turpërohet
Lexo po ashtu Kosova i jep fund serisë pa humbje – mposhtet nga Anglia, por nuk turpërohet

“Ne jemi një, forca Kosova Shqipëri”, ka shkruar Marku në përshkrimin e fotografisë në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B2O9_FthUrb/

Tre protagonistët kanë publikuar edhe disa video në InstaStory duke festuar në momentin e golave të Kosovës, teksa aty e kanë takuar edhe Granit Xhakën.

Kosova pësoi humbjen e parë (5-3) në fazën grupore për kualifikimet në ‘Euro 2020’, ndërsa kjo ishte edhe humbja e parë pas 15 ndeshjeve radhazi. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/florianmarku)

https://www.instagram.com/p/B2Px2eoAqGi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Kalo në kategori