Florent Hadergjonaj shkëlqen me dy gola ndaj Karagumrukut

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj ka shkëlqyer gjatë ditës së sotme (e martë) në ndeshjen e skuadrës së tij, Alanyaspor ndaj Karagumruk.
Alanyaspor ka barazuar me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Karagumrukut në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Turqisë.
Lojtari kryesor i vendasve në këtë barazim ishte reprezentuesi i Kosovës, Hadergjonaj.
Mbrojtësi i krahut të djathtë shënoi të dy golat për skuadrën e tij, duke i lënë në garë për t’u kualifikuar tutje në raundin tjetër.
Alanyaspor, Florent Hadergjonaj'ın golüyle Fatih Karagümrük karşısında 1-0 öne geçti. pic.twitter.com/ZKaszXGO5y
— SMBG SPORTS (@SMBGSPORTS) January 13, 2026
Hadergjonaj fillimisht shënoi në minutën e 16-të për epërsinë 1-0, ndërsa në minutën e 74-të ishte i saktë nga pika e bardhë për barazimin 2-2.
Vlen të theksohet se Hadergjonaj është njëri nga lojtarët kryesor te skuadra turke këtë sezon, ku ka zhvilluar 15 ndeshje deri tani. /Telegrafi/
Alanyaspor’a Karagümrük karşısında skoru eşitleten Florent Hadergjonaj’in penaltı golü…⚽️#ZTK #ALYvFKGpic.twitter.com/j9X9nuOXhS
— Weex Sports (@weexsports) January 13, 2026





















































