Flokët e shkurtër është e lehtë t’i modelosh çdo ditë, pa u lodhur fare dhe pa kurrfarë shqetësimi, sepse me vetë ndryshimin e drejtimit të krehjes është e mundshme të krijosh një stil krejtësisht të ri

Floktarët shpesh na tërheqin vërejtjen që para se të shkojmë me pushime në det dhe në pushim vjetor duhet t’i shkurtojmë majat e flokëve, sepse kështu ato nuk do të shprishen, transmeton Telegrafi.


186be98fd245ef548a716cca6554

Me ngritjen e flokëve nga balli, fytyra hapet dhe merr një dukje krejtësisht të re.

2fe73a327229c1bbf770982b3f

Flokët kaçurrelë duken shkëlqyeshëm në variante të shkurtra dhe modele të shkallëzuara.

38ae26d13219dfea941d4dee37f4

Për dalje në mbrëmje flokëve jepni pak shkëlqim, për këtë gjë është ideal xheli i cili shkëlqen nën dritat e reflektorëve.

49f22966c417ae5bb435886fe5fc58

Kristen Stewart është ikonë e flokëve të shkurtër, inspirim i duhur për stil elegant.

5af99fa690be9e7dbe94f63a820

Edhe Keira Knightley i adhuron ndryshimet, ajo ka thekse mjalti që i japin flokëve dinamizëm.

6b07e907f5b5b422b96574d887

Stili i shkurtër në pjesën e pasme dhe pak më i gjatë në pjesën e përparme.

70d317506c6696c96a6c67a10

Flokët e shkurtër është e lehtë t’i ndryshoni – provoni përpara flokë biond dhe prapa ngjyrë pak më të errët.

8fa971ead5beaa176a33a9f0b20

Nuancat pastel të kajsisë dhe luleshtrydhes u përshtaten mrekullisht biondeve.

92bd4cb010f4a702959aca57d

Ky lloj modeli flokësh është i lehtë për t'u veshur paksa i çrregullt, në mënyrë kreative.

10jhjhgjhgjghj

Varianti me balluke i jep stilit dinamizëm dhe atraktivitet. /Telegrafi/