Blogerja ruse e akuzuar për spiunazh në Shqipëri, Svetlana Timofeeva ka folur për akuzat ndaj saj, njohjen me dy të dyshuarit e tjerë si spiunë Mikail Zorin dhe Fedir Alpatov.
“Nuk jam një spiune”, thotë ajo në shqip në një intervistë për Top Channel, duke përsëritur disa herë edhe në rusisht dhe në anglisht se ajo është blogere prej 15 vitesh dhe se ka një blog të saj me shumë ndjekës ku shkruan dhe publikon fotografi nga udhëtimet në vende të ndryshme të botës.
“Është hobi im prej 20 vitesh, jo vetëm për të bërë fotografi të këtyre vendeve por edhe për të mësuar historinë e vendeve që vizitoj dhe të marr kontentin e tyre. Kam qenë në 33 shtete, në gati gjithë Evropën, në Japoni dhe në disa ishuj në Azi pra në shumë vende”, tha ajo.
Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht 2022, së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin nga Rusia dhe Fedir Alpatov nga Ukraina pasi tentuan të hynin në mjediset e ish-uzinës mekanike të armëve në Gramsh. Të tre u arrestuan nga policia dhe u akuzuan për spiunazh.
“Unë kam prova që jam fotografe, jam blogere, jam udhëtare. Ata duhet të sjellin prova që unë jam spiune. Nëse policia thotë që jam spiune, ata duhet ti gjejnë provat që unë jam spiune”, tha Timofeeva për gazetaren, Hoxha në Exclusive.
Po çfarë e lidhte blogeren 34-vjeçare me dy të dyshuarit e tjerë si spiunë rusin Mikhail Zorin dhe Ukrainasin, Fedir Alpatov?
“Me djemtë kam një lidhje hobi, njoh Mikhailin më shumë sepse e kam takuar disa herë në Rusi dhe kemi bërë guida në disa vende të braktisura në Federatën Ruse. Gjithashtu edhe në Ukrainë por pasi filloi lufta në Ukrainë , ai u largua në Çeki me studime ndërsa unë u largova në Gjeorgji. Përsa i takon Fedir, shtetasit ukrainas, ai është mik i Mikhailit. Unë atë nuk e njoh mirë. Unë atë e kam takuar kur erdha në Shqipëri. Ne na lidh hobi ynë i përbashkët për eksplorimin e vendeve të braktisura. Ne nuk e kishim në plan për të ardhur në Shqipëri mua më ftoi Mikhaili. Preva biletat sepse unë në atë kohë jetoja në Gjeorgji, isha transit nga Stambolli. Erdha në Shqipëri u takuam dhe vijuam eksplorimin tonë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame