Drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korça dje ishte shënjestër e një sulmi fizik nga katër persona.
Korça konfirmoi për KALLXO.com se të dyshuarit për sulmin ndaj tij janë pronarë të një linje të autobusëve në Gjilan.
Ai pohoi se kishte qenë i paralajmëruar për sulmin por, sipas tij, nuk pati reagim nga Policia derisa ai ndodhi.
“Kanë ardhë në zyre katër vetë, dy prej tyre vëllezër me dy nipa dhe kanë kërkuar një sqarim. Ia kemi dhënë sqarimin për çka janë të interesuar dhe ata nuk e kanë pranuar atë… kanë ardhë ma kanë rrëzu tavolinën, kanë kapë kompjuterë i kanë rrëzuar. Fatmirësisht kanë qenë edhe nja dy punëtorë të tjerë edhe ata kanë intervenuar, i kanë ndalur”, rrëfen Korça.
Ai tha se ka pasur lëndime të vogla nga ky sulm, mirëpo pati dëme materiale në zyrë.
“I kemi lajmëruar policinë, por fatkeqësisht menjëherë pas një ore ose dy i kanë liruar. Dy kanë qenë më agresivë që ia kam identifikuar policisë. Kam pasur lëndime nëpër duar, setrën e grisur, pantallonat e grisur…Po se një ditë përpara mbrëmje më ka thirrë edhe e kam lajmëruar policinë që nesër pritet me na ardhë me na sulmu, kam kërkuar sigurim prej policisë në orën 7 e gjysmë me dërgu, nuk e kanë dërgu hiq deri kur na kanë sulmuar. Përndryshe një ditë më parë policia ka qenë e njoftuar me rastin krejt”, tha Korça.
Ai thotë se motivi për sulmin ndaj tij është refuzimi i tij që t’i jap monopol në treg kompanisë që e udhëheqin të dyshuarit për sulm.
“Unë me ta nuk kam asgjë personale. Arsyeja ka qenë se pse një pronari tjetër që operon me autobusë në drejtimin ku operojnë këta ia kemi lëshuar edhe një linjë shtesë, por edhe këtyre ia kemi lëshuar një e këta kanë kërkuar që këtyre me ja lëshu (linjën) e atyre jo. Këta po dojnë me pas monopol”, tha Korça.
Në anën tjetër raporti i detajuar i policisë mbi sulmin thotë se motivet për këtë sulm nuk dihen ende.
“Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se katër të dyshuarit shqiptarë- shtetas të Kosovës, e kanë sulmuar fizikisht Drejtorin e Shërbimeve Publike, në zyrën e tij, me ç ‘rast i kanë shkaktuar dëme materiale në zyrë, ndërsa i njëjti fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime trupore. Kanë ndërhyrë punëtorët tjerë të komunës, të cilët edhe e kanë ndaluar sulmin… Motivet e rastit janë duke u hetuar”, thuhet në raport.
I pyetur nga KALLXO.com lidhur me pretendimet e Korçës, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani nuk komentoi akuzat e drejtorit duke thënë se rasti është trajtuar me seriozitet.
“Policia e Kosovës me seriozitet e ka trajtuar rastin. Në momentin që është lajmëruar policia, me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin më serioze të mundshme”, tha Hashani.
Drejtori Korça megjithatë thotë se tanimë nuk ndihet i sigurt për të kryer punën e tij.
“Jo shumë i sigurt me faktin që dje i kanë liruar që të katërt, më kanë sulmuar në zyre, e kanë sulmuar drejtorin dhe zyrtarët tjerë”, tha Korça.
KALLXO.com ka raportuar lidhur me reagimin e Kryetarit të Gjilanit mbi sulmin ndaj drejtorit komunal, Naser Korça.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Siljanovska: Për dy ose tre ditë do të konstituohet përbërja e re e Komisionit për falje
Asma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Janevska: Vitin e ardhshëm 30 milionë euro për standardin e studentëve, 18% më shumë se buxheti i këtij viti
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian