LAJMI I FUNDIT:

Flet Boiken Abazi, pas deportimit nga Kosova: Shqiptaret jashtë Kosovës s’i ka ndalur as Serbia në përpjekjen e Kosovës për liri

Flet Boiken Abazi, pas deportimit nga Kosova: Shqiptaret jashtë Kosovës s’i ka ndalur as Serbia në përpjekjen e Kosovës për liri

Boiken Abazi, sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje për marrëdhënie me jashtë, i cili sot u deportua nga Republika e Kosovës për në Shqipëri, në Facebook ka shkruar se shqiptarët e Kosovës po jetojnë nën regjimin autoritar Mustafa-Thaçi i cili, sipas tij, po tenton të shtyp çdokënd që e kundërshton rikthimin e Serbisë në Kosovë.

Sipas tij, shqiptarët jashtë Kosovës nuk do të mund të ndalen nga ky regjim për t’iu bashkuar me rezistencës mbarëpopullore të qytetarëve të Kosovës.

Abazi shkruan se ishin qindra qytetarë nga Shqipëria që në kohën e luftës në Kosovë luftuan krah ushtarëve të UÇK-së.


“Qindra qytetare te RSh erdhen ne kohen e luftes ne Kosove dhe luftuan krah per krah me ushtaret e tjere te UCK-se kunder regjimit fashist te Serbise. Ne fillim te viteve 90, nje grup i pergatitur ish-ushtarakesh te RSh prodhoi librat dhe manualet teoriko-ushtarake te luftes guerrilase ne KS, qe LPK-ja i perdori per themelimin UCK-se dhe formimin e ushtareve qe i bashkoheshin perpjekjes se popullit shqiptar per liri.

Sot, shqiptaret e Kosoves, po jetojne nen regjimin autoritar Mustafa-Thaci qe ka instaluar nje shtet policor qe tenton te shtypi me dhune cdokend qe kundershton rikthimin e Serbise ne KS permes “Zajednices” nga pasardhesit politike te Miloshevicit. Sot qe qytetaret e Kosoves po ngrihen ne protesta mbarepopullore per ta permbysur kete regjim te ri, regjimi ben arrestime te panumerta te aktivisteve te Levizjes Vetevendosje, dhe ndalesa ne kufi dhe deportime politike te shqiptareve qe i jane bashkuar rezistences.

Shqiptaret jashte KS nuk i ka ndalur dot atehere ushtria e Serbise per t’u solidarizuar me perpjekjen e popullit te Kosoves per liri, dhe aq me pak mund t’i ndali sot ky regjim kriminelesh matrapaze, per t’u bashkuar ne rezistencen mbarepopullore. Populli i Kosoves nuk ka per te qene asnjehere vetem ne perpjekjen drejt clirimit te dyte! Me VETEVENDOSJEN, deri ne bashkimin me Shqiperine!” (sic.), ka shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori