Sot ka ndërruar jetë nga coronavirusi, më moshën 38-vjeçare, ish-karateisti dhe trajneri Flamur Shasha.

Lajmin për vdekjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës me anë të një njoftimi.


“Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit, trajnerit nga klubi i karatesë Ippon Pejam Flamur Shasha”.

“I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate”.

“Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontribuoj shumë në avancimin të karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkë garues”.

106998678 1458593847646137 2222564295360075215 o

“Prandaj në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare”, shkruhet në njoftimin e FKK-së më emër të kryetarit, Ismet Krasniqi . /Telegrafi/

telegrafi sport app