Flaka Krelani, artistja shumë e talentuar nga Gjakova, me vite të tëra ka servuar muzikë të mirëfilltë te publiku, duke i qëndruar besnike stilit të saj, dhe pa u përfshirë ndonjëherë në komercialitet.
Ajo vjen kësaj radhe në një intervistë për Telegrafin për të na rrëfyer rrugëtimin e saj si artiste, që nga dëshira e madhe për muzikën në fëmijëri, e deri te suksesi që ka prekur me kalimin e viteve.
Si “martire e patrembur” drejt muzikës së vërtetë dhe me vokalin e saj të fuqishëm, Flaka vazhdon suksesshëm rrugëtimin e saj drejt të qenit një YLL i muzikës.
Flaka, ishte një sezonë i suksesshëm veror. Na trego pak se ka qenë e angazhuar?
Ka qenë një verë shumë e bukur, me plot angazhime, mbrëmje ‘ive, sezon i paharrueshëm.
Mes angazhimesh, a gjete kohë edhe për pushime?
Patjetër që po, pak shumë pak, mirëpo më mirë pas se aspak. Ishte një verë vërtet e bukur, dhe e shijova aq sa duhet.
Ka qenë një vit i mbushur me suksese, projekte të reja, pjesëmarrje në spektakle. Sa je ndarë e kënaqur me suksesin tuaj deri më tani të arritur këtë vit?
Jam shumë e kënaqur, ka qenë dhe do të jetë një vit që tek do ta ndjeni nxehtësinë e Flakës.
Me çfarë po merret aktualisht Flaka? Po punoni në projekte të reja?
Jam duke punuar për një projekt të ri që do jetë diçka interesante. Nuk mund të shpalos akoma diçka sepse jemi në fazën e realizimit të projektit! Në të njëjtën kohë, ndejat nuk ndalen.
Keni realizuar së fundmi një set të mrekullueshëm fotografik me Korab Kusarin? Erdhët më e ekspozuar dhe si biondinë. Përse erdhi Flaka në këtë version dhe cili ishte mesazhi?
Faleminderit për komplimentin! Gjithmonë kam qenë dhe jam tip me dëshira eksperimentuese. Diçka që e shpreh dukshëm në paraqitjet e mia. Thjesht ndihem e freskët, rehat me vetën time, realizoj dëshirat dhe idetë që më lindin në një moment të caktuar dhe nuk kam aspak durim në realizimin e tyre. Të mendosh, dhe të ja japësh luksin vetës tënde që ato mendime të mos ngelen vetëm mendime, të mos kesh shkas në parandalimin e tyre, të jetosh pa barriera, të mos lejosh të ndihesh e paragjykuar, ky është mesazhi!
Shfaqeni gjithnjë fine dhe bukur në fotografitë që publikoni në rrjetet sociale. E keni pasion fotografinë?
Gjithmonë kur bie fjala te “Aparati” qesh me zë, sepse si e vogël, në momentin që dikush donte te bënte fotografi me aparat në dorë, unë isha pesë minuta më përpara tek vendi me pozën gati, dorën tek beli dhe vetullën maje (qesh). E kështu të gjithë pjesëtarët e familjes më ngacmonin për këtë fakt. E dua komplet idenë e fotografisë: Moment, Kujtim, Mall!.
Një trup me linja perfekte si i Flakës. Çfarë kujdesi të shtuar bënë Flaka që ta mbajë trupin në top formë?
Vrapimi është thelbi i fjalës: “Trupi i shëndoshe në mendje të shëndoshë!”
Keni një mbështetje të madhe nga vëllai juaj në punimin e këngëve. Sa jeni e lumtur që keni çdo herë pas vetes dhe sa e lidhur je me të?
Njeriu është i bekuar kur ka vëllezër, motra, nënë e baba shumë të përkushtuar dhe të kujdesshëm për njëri-tjetrin! Është çelësi i lumturisë, rehatisë, dashurisë pa kusht! Unë jam jashtëzakonisht e lumtur dhe e përkëdhelur nga fakti që kam një familje të tillë, jam e bekuar! Një plus më shumë, një vëlla që ndajmë të njëjtin profesion, më kupton më shume se që e kuptoj unë vetën ndonjëherë! Jam ekstremisht shumë e lidhur me Xhimin dhe e falënderoj për gjithë përkushtimin dhe dashurinë ndaj meje. Ndoshta nuk është e lehtë për të ndonjëherë sepse tashmë është prind dhe përkushtimet për familje sa herë vijnë dhe rriten, mirëpo duke e marrë parasysh që ai e dashuron muzikën, punën me të cilën jo vetëm unë merrem, jam e lumtur që jemi bashkë në këtë rrugëtim. Pjesa tjetër e fatit është motra ime Qeqa, që në asnjë moment të jetës sime nuk më lë vetëm, është një konsulente e shkëlqyer jo vetëm në profesionin tim, por për çdo gjë! E gjithë kjo, ngase e kemi një nënë heroinë, e cila na ka rritur duke na mësuar që të jemi të bashkuar në realizimin e ëndrrave, ta ndihmojmë njëri-tjetrin, është dera e parë e hapur drejt suksesit, kur arrin sukses duke qenë i bashkuar, atë sukses ke edhe me kë ta ndash e ta gëzosh!
Gjakova, qyteti ku ti u linde dhe rrite? Sa shpesh e viziton vendlindjen, dhe sa je e lidhur me këtë qytet?
Gjakovën e dua shumë! Dhe mundohem të jem atje sa më shumë të jetë e mundur, më jep qetësi të madhe shpirtërore…
Kthehemi pak te fëmijëria e Flakës? Si e kujton Flaka veten kur ishte e vogël?
Kam qenë gjithmonë shumë kërkuese, hulumtuese, nuk ka pas shansa që nëse kam dashur diçka, e mos e realizoj! Aq sa shumë pa fjalë dhe e urtë, dyfish e zhurmshme (qesh). Në të shumtën e rasteve më mungon Flaka e vogël, sepse tash jam më e urtë (qesh).
Çfarë mendimi keni për albumet, vlejnë apo nuk vlejnë sot në treg?
Mua sinqerisht më vjen keq që albumi sot është i pa vlefshëm, dhe pse aq shumë disa artistë ndikohen tek ky fakt, në vend se ta dëshmojnë të kundërtën! Pse duhet të mos vlejë albumi? Këngëtari pa një album, është si njeriu pa të kaluar! Është si njeriu pa fotografi, që kur mendon të kujtojë diçka të bukur të jetës së vet, nuk ka mjet dëshmie që ta kujtojë atë me fakt, e të mos them që është si një pasaportë – mjet identifikues i njeriut!
Jeta private e Flakës gjithnjë ‘hermetike’. A është Flaka vetëm?
(Qesh) Ajo që është private, mbetet private.
Flaka, faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit në fund?
Shumë faleminderit dhe nga ana juaj. Mesazhi im është ky: “Nuk do të na mbarojnë kurrë gjërat e mira, sepse ka me bollëk për të gjithë! Jeta është bërë për të qenë e bollshme. Respekt, paqe, dashuri. E juaja, Flaka! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova