Shkodran Mustafi ka debutuar sot me skuadrën e tij të re, Arsenalin.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare ka luajtur ndeshjen e tij të parë për Arsenalin, në fitoren 2-1 ndaj Southamptonit, ku ndihet shumë i lumtur.


“Jashtëzakonisht i lumtur me fitoren tonë në minutat e fundit dhe debutimin tim!”, ka shkruar Mustafi në ‘Facebook’, transmeton Telegrafi.

“Ndjenjë e madhe për të luajtur në Ligën Premier League para gjithë juve Topçinjëve”, ka përfunduar mbrojtësi shqiptar.

Ndryshe, Shkodran Mustafi luajti të gjithë ndeshjen në debutimin e tij të parë me Arsenalin. /Telegrafi/

telegrafi sport app