Sportisti iranian Kianoush Rostami, i cili ka fituar medalje olimpike, nga korriku i këtij viti do ta përfaqësojë Kosovën në sportin e peshëngritjes. 

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani, në SPORTFOLIO me Naim Slemanin në Radio Dukagjini. 


“Një tjetër lajm i mirë është se tashmë kemi edhe një ish-kampion olimpik Kianoush Rostami nga Irani, por ka pranuar që një kohë ta përfaqësojë Kosovën, pavarësisht se Irani nuk e ka nënshkruar ende lirimin e tij zyrtar”. 

 “Nga data 2 korrik 2025, ai do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës”. 

“Nga 2 korriku do të marrim pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Norvegji, dhe ne presim medalje edhe në sportin e peshëngritjes”, ka thënë Hasani./Telegrafi/

 

 

telegrafi sport app