Fitore e lartë e Cityt ndaj Shakhtarit, Jesus shënon het-trik

Manchester City ka regjistruar fitore të thellë kundër Shakhtar Donetskut duke e mposhtur me rezultat 6-0 në Etihad Stadium.
David Silva e hapi serinë e golave (13'), ndërsa Gabriel Jesus e dyfishoi epërsinë në pjesën e parë (24').
Me të filluar gjysma e dytë (49'), Raheem Sterling e shënoi edhe golin e tretë të vendasve.

Një tjetër gol nga Gabriel Jesus u realizua nga penaltia (72'), ndërsa Riyad Mahrez e shënoi goli e pestë (84').
Për rezultatin përfundimtar dhe kompletimin e het-trikut u përkujdes Gabriel Jesus në minutat shtesë (90'+2).
Me këtë fitore, Manchester City ngritet në kuotën e nëntë pikëve dhe është lider në Grupin F.
Shakhtar Donetsku mbetet në fund të grupit me vetëm dy pikë të arkëtuara pas katër xhirosh.
Në ndeshjen e radhës, skuadra angleze luan kundër Lyonit, ndërsa ekipi ukrainas udhëton te Hoffenheimi. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6wtwtl




















































