Fitoi një Porsche 911 GT3 RS në një lotari, amerikani bëri vozitje të egër dhe e shkatërroi atë

Për shumë entuziastë të makinave, zotërimi i një makine të vërtetë sportive është një ëndërr e përjetshme.
Duke marrë parasysh çmimet e larta të modeleve si Porsche, Lamborghini apo Ferrari, kjo ëndërr zakonisht mbetet e parealizuar, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ka edhe fatlumë që një automjet të tillë e marrin falas, falë një shorti.
Zhgënjimi është më i madh kur shkatërroni një makinë që ndoshta nuk mund ta përballoni kurrë.
Kjo është pikërisht ajo që i ka ndodhur një të riu nga Nevada, SHBA.
Keni dëgjuar për Tuner Cult? Është një dyqan online amerikan që ofron veshje të frymëzuara nga kultura e makinave, bluza, kapuç dhe të ngjashme, si dhe lojëra të rregullta shpërblyese.
Koncepti është i thjeshtë: blej diçka dhe automatikisht futesh në lojën shpërblyese.
Edhe nëse nuk porosisni asgjë, mund të blini një kupon digjital për të marrë pjesë (50 deri në 250 dollarë).
Rreth shtatë muaj më parë, Tuner Cult organizoi një lotari ku çmimi kryesor ishte një Porsche 911 (991) GT3 RS në ngjyrë vjollce.
Fituesi me fat i një automjeti me vlerë mbi 220 mijë euro është 32-vjeçari Steven Doyle nga qyteti Fernley, Nevada.
Megjithatë, emocioni i tij nuk zgjati shumë, shpejt e shkatërroi plotësisht makinën.
Sipas një raporti të policisë së qarkut Storey, Doyle ishte duke vozitur në autostradë kur ndodhi përplasja.
Sipas deklaratave të tyre, ai ka lëvizur me shpejtësi të madhe, ka hyrë me shpejtësi në kthesë, ka tentuar të shmangë një mjet tjetër duke u kthyer fort djathtas, është përplasur me rrethojat mbrojtëse.
Problemet nuk mbarojnë me kaq. Doyle përfundoi në paraburgim. Ai u arrestua nën dyshimin se kishte drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dhe kishte armë zjarri.
I vetmi ngushëllim që i ka mbetur – së bashku me Porsche-n fitoi edhe 50 mijë dollarë. /Telegrafi/





















































