Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Fitim Doda u deklarua i pafajshëm për tentim vrasjen që ndodhi më 26 mars 2024 në Kolovicë, dhe për armëmbajtje pa leje, kurse Arijan Sijarina pranoi fajësinë për moslajmërim të veprës penale.
Në këtë rast, Fitim Doda po akuzohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Arijan Sijarina po akuzohet për veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Deklarimin rreth fajësisë, dy të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Arben Hoti.
I akuzuari Doda u deklarua i pafajshëm për të dy veprat penale për të cilat po akuzohet. Ndërsa, i akuzuari Sijarina e ka pranuar fajësinë për moslajmërim të veprës.
Sijarina tha se këtë nuk e ka bërë me qëllim dhe se nuk ka pasur dijeni se është vepër penale moskallëzimi i kryerësit të vepërs penale.
Edhe mbrojtësja e të akuzuarit Sijarina, avokatja Shemsije Asllani, tha se i mbrojturi i saj nuk ka qenë në dijeni se duhet të lajmërojë veprën penale për të cilën ka dëshmitar apo viktimë e rastit.
Ajo kërkoi që Gjykata të ketë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese e shfajësuese dhe t’i jepet një dënim sa më i butë konform dispozitave ligjore, e duke marrë parasysh se i akuzuari Sijarina ka qëndruar në paraburgim 9 muaj.
Prokurori Abazi nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë nga Sijarina, pasi që ky pranim fajësie rezulton të jetë i vullentshëm dhe se gjen mbështetje të plotë edhe në shkresat që gjenden si provë në këtë çështje penale.
Po ashtu, Abazi tha se me rastin e caktimit të dënimit krahas rrethanave të mundshme lehtësuese, Gjykata të vlerësojë edhe rrethanat rënduese sa i përket të kaluarës kriminale, ku ekzistojnë edhe dy aktgjykime të plotfuqishme, ashtu që të arrihet qëllimi i dënimit.
Por, gjykatësi Gent Beka ka refuzuar pranimin e fajësisë të të akuzuarit Arijan Sijarina për veprën penale “Moslajmërim i kryerësit të veprës penale”, pasi që gjykata ka vlerësuar se nuk përmbushen kriteret konform dispozitave ligjore.
Gjykatësi Beka tha se dy të akuzuarit Doda dhe Sijarina, dhe mbrojtësit e tyre në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Fitim Doda më 26 mars 2024 rreth orës 13:50 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje paraprake mes vete, me dashje dhe me armë zjarri tenton ta privojë nga jeta tani të dëmtuarin Naim Berisha.
Aty thuhet se derisa i akuzuari Doda ishte duke lëvizur me veturën VW Golf 7, pronë e tani të ndjerit E.H., të cilën e drejtonte vetë Doda ndërsa pasagjer në ulësen e përparme ishte i pandehuri Arian Sijarina, ndalojnë veturën në kryqëzim të rrugës “Haxhi Zeka”, me ç’rast Fitim Doda nga brendia e veturës me armë zjarri AK-47 shtie disa herë në drejtim të veturës të cilën e drejtonte i dëmtuari Naim Berisha, ku nga predhat e shkrepura, njëra e godet të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor me pasojë të përkohshme për shëndetin.
Me çka, Doda akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal.
Po ashtu, Doda akuzohet se me dashje dhe vetëdije e në kundërshtim me dispozitat ligjore e pa autorizim, nga koha e pavërtetuar e deri në ditën kritike pa leje ka poseduar armën e llojit AK-47.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të Kodit Penal.
Ndërsa, Arijan Sijarina akuzohet se nga 26 marsi 2024 rreth orës 13:50 në rrugën “Haxhi Zeka” e deri më 24 prill 2024 në Prishtinë, me dashje dhe vetëdije duke qenë në dijeni për kryerësin e veprës penale të “Vrasjes në tentativë”, nuk e lajmëron faktin e tillë e as vendndodhjen e të dyshuarit.
Me këtë veprim, akuzohet se ka kryer veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378, par.1 pika 1.2 të Kodit Penal.
Kujtojmë se mbrëmjen e asaj dite (26 mars 2024) u vranë dy persona. Për vrasjen në fjalë dyshohet i dëmtuari në këtë rast Naim Berisha bashkë me vëllain e tij Ahmet Berisha, të cilët edhe ishin shpallur kërkim nga Policia. Të dy dyshohen se kanë vrarë E.H. 30-vjeçar dhe Z.G, një grua 48-vjeçare e cila nuk ishte e përfshirë në rast, por ishte në veturë afër shtëpisë së saj. Ajo pas plagëve të marra kishte ndërruar jetë në QKUK një ditë pas ngjarjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Aksident trafiku në Tetovë, Maserati përplaset me autobusin e transportit publik

Pasi Çekut iu refuzua kërkesa për ta vizituar Preshevën edhe ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

DPHM: Prej nesër reshje më intensive shiu dhe erëra të forta

Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

Kurti u mashtrua nga komedianët rus - reagon Çitaku: Përmbajtja e bisedës është skandaloze, “mozomakeq” për ne

Njohja e Kosovës nga Kenia, Osmani falënderon homologun e saj Ruto dhe ish-presidentin Pacolli për angazhimin e tij

“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?