I njohur për kundërshtinë e tij për Ilir Dedën në Vetëvendosje, Fisnik Ismaili në statusin e tij të fundit në Facebook, vjen me një lloj profecie se gjoja ai “e ka ditur se do të vie dita, që njerëzit do të zhgënjehen që nuk e kanë dëgjuar atë”.

“Plot njerëz i gëzohen atyne momenteve kur iu dalin fjalët, edhe ta teshin me "He? A t'kam thanë? He? He? He?"


Unë, thjesht, në këto raste ndihem i pikëlluem që iu ka shkue një copë jete posht, veç pse s'kanë dashtë me m'dëgjue.

E sonte po ndihem qashtu” (sic.), shkruan Ismaili në Facebook.