Elversbergu i Fisnik Asllanit është duke luftuar për t’u ngjitur në Bundesligë, por që në ndeshjen e parë kundër Hiedenheimi u lirua më shumë se sa duhet.

Asllani në pjesën e parë asistoi dhe shënoi gol, ndërsa Elversbergu ishte duke fituar 2-0 në udhëtim te Heidenheimi.


Asllani asistoi në golin për 1-0 në minutën e 18-të, ndërsa për 2-0 realizoi në minutën e 42-të.

Por, në pjesën e dytë, vendasit ia dolën t’i barazonin shifrat në 2-2 brenda dy minutash (62’ dhe 64’).

Asllani në edicionin aktual ka shënuar 19 gola e ka kontribuuar me nëntë asistime.

Elversbergu e synon Bundesligën për herë të parë në histori.

Dueli kthyes zhvillohet të hënën nga ora 20:30, me Elversbergun vendës. /Telegrafi/

telegrafi sport app