Finalja e Kupës së Italisë: Formacionet zyrtare, Milan - Bologna

Milani dhe Bologna do të takohen në “Stadio Olimpico” sonte për finalen e Kupës së Italisë.
Kuqezinjtë vijnë në finale pasi që eliminuan Interin, ndërsa Bologna ishte më e mirë se Empoli.
Për këtë ndeshjes, Sergio Conceicao duket se e ka gjetur veten në formë me formacionin 3-4-3 dhe do të vazhdojë njëjtë, me Pulisic, Jovic dhe Leao në sulm.
Në anën tjetër, Vicenzo Italiano, do të startojë me emra si Orsolini, Fabbian, Ndoye dhe Kastro.
Fituesit e Kupës së Italisë do të marrin afërsisht 7 milionë euro, ndërsa nënkampionët do të fitojnë më shumë se 4 milionë euro.
Milani nuk e ka fituar Kupën e Italisë që nga viti 2003, ndërsa trofeu i fundit i Bolognas ishte UEFA Cupa Intertoto 27 vjet më parë, në vitin 1998.
Milan: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Jimenez, Fofana, Reijnders, Theo Hernandez; Pulisic, Jovic, Leao
Bolonja: Skorupski; Holm, Beukema, Lucumí, Miranda; Ferguson, Freuler; Orsolini, Fabbian, Ndoye; Kastro
/Telegrafi/




















































