LAJMI I FUNDIT:

Fillon shitja e LG G4c në Evropë!

Fillon shitja e LG G4c në Evropë!

Versioni më i ri i LG G4c është zyrtarizuar muajin e kaluar, dhe telefoni tani është në dispozicion në një vend evropian, përkatësisht në Itali.

Por tain thuhet se së shpejti ky model i ri i telefonit do të vijë edhe në vendet e tjera të Evropës, dhe një vend ku kanë filluar para-porositë për të edhe Mbretëria e Bashkuar.

LG G4c është version më i vogël i LG G4, ndërsa pajisja vjen me ekranin prej 5 inç në IPS me rezolucion HD prej 1280 x 720 piksel.

Pajisja është e mbështetur me procesorin quad core 1.2GHz me 1GB RAM dhe 8GB memorie, por që mund të zgjerohet me microSD kartelë.


LG G4c sjell edhe dy kamera, atë të përparmen me 5MP dhe të pasmen me 8MP, baterinë me 2540 mAh, 4G LTE, WiFi, Bluetooth, A-GPS, NFC dhe USB 2.0. (Telegrafi)