Sot, në fshatin Vrellë ka filluar procesi i rivarrosjes së dëshmorëve të Komunës së Istogut, i cili do të vazhdojë sipas një rendi të paracaktuar në fshatrat e komunës.

Ky proces po realizohet nga Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Memorialeve të Kosovës, institucionet komunale dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.


Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë. I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir F. Ferati.

Dëshmorët do të prehen përgjithmonë në Kompleksin Memorial në Vrellë, ku do të rivarrosen me nderime të larta shtetërore dhe kombëtare./Telegrafi/