LAJMI I FUNDIT:

Fillon numërimi prapa për publikimin e projektit të ri të Rita Orës – artistja paralajmëron këngën”Bang” me një tjetër imazh me motive kombëtare

Fillon numërimi prapa për publikimin e projektit të ri të Rita Orës – artistja paralajmëron këngën”Bang” me një tjetër imazh me motive kombëtare
Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka tash e sa ditë që po paralajmëron publikimin e projektit të saj më të ri muzikor.

Ajo është në përfundim e sipër të EP-së (mini-albumit) më të re, që do ta publikojë të plotë të premten.

Kënga e parë e këtij albumi e titulluar “Bang”, është vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë, xhirimet e të cilit janë kryer në Bullgari.


View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ajo çfarë e bën edhe më të veçantë këtë klip është paraqitja e këngëtares shqiptare, e cila në këtë video muzikore do të vijë e shfaqur me disa kostume, me elemente tradicionale shqiptare.

Rita prej ditësh ka publikuar në Instagram disa video të ndryshme që paralajmëronin ardhjen e klipit të aj të ri, “Bang”.

Bebe Rexha shuan shpresat për një bashkëpunim me Ritën, Duan dhe Ava Max: Do të doja, por mesa duket nuk do të ndodhë
Lexo po ashtu Bebe Rexha shuan shpresat për një bashkëpunim me Ritën, Duan dhe Ava Max: Do të doja, por mesa duket nuk do të ndodhë

Ndërkohë së fundmi, Ora me një tjetër fotografi të veçantë nga xhirimet e klipit ku në theks vihej veshja e saj kombëtare, ajo publikoi edhe orën përkatëse për secilën nga zonat kohore se kur do të ishte i disponueshëm klipi.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Sipas orës lokale të vendit, në Kosovë klipi i ri i artistes shqiptare do të publikohet në orën 19:00.

Rita për këtë projekt ka bashkëpunuar me stilistin kosovar Valdrin Sahiti, i cili ka punuar veshjen kombëtare të artistes në klip, teksa xhirimet janë kryer në objektin e famshëm brutalist dhe kontrovers të Bullgarisë, ‘Buzludzha’ me një leje të veçantë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në trend Magazina

Më shumë
Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar

Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar

Magazina
Gjesti provokon Eglin: A puthemi?

Gjesti provokon Eglin: A puthemi?

Magazina
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Magazina
Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Magazina
Një franceze la burrin e saj milioner për një lidhje me

Një franceze la burrin e saj milioner për një lidhje me "Brad Pitt" dhe i transferoi 830 mijë euro për operacion - në fund ai doli të jetë një mashtrues me AI

Magazina
Kalo në kategori