Interi ka humbur ndaj Sampdorias me rezultat 1-0.

Frank De Boer po kalon në një periudhë jo të mirë te Interi dhe kjo tregohet më së miri me ‘incidentin’ që ndodhi gjatë ndeshjes me Ederin.


Sulmuesi italian u zëvendësua në minutën e 76-të nga tekniku holandez dhe në vend të tij u fut Rodrigo Palacio dhe kjo nuk i pëlqeu aspak ish-sulmuesit të Sampdorias dhe në momentin e zëvendësimit ai nuk i dha dorën trajnerit.

Tashmë pritet të dënim nga klubi për Eder pasi pothuajse për një gjë të tillë më herët u dënua edhe Marcelo Brozovic, i cili nuk ishte pjesë e skuadrës për tre ndeshje, duke mos u ftuar fare. /Telegrafi/

Edhe pse De Boer e futi në takimet e fundit para Ivan Perisic, Eder duket se i ka harruar këto 'të mira' nga tekniku holandez.

telegrafi sport app