Pavarësisht takimit të Këshillit Grevist të BSPK-së me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, greva në sektorin e arsimit në Kosovë është duke vazhduar.
Edhe pse vendimi i sindikatave është që greva të vazhdoj, disa shkolla në Kosovë kanë vendosur të mos e zbatojnë këtë duke rifilluar mësimin, pas rreth dy javëve.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj, tha për Telegrafin, se vendimit të hapjes së këtyre shkollave iu qëndron pas presioni dhe shantazhi nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Në takimet që i mbajmë çdo ditë, jemi duke e analizuar situatën, ka disa shkolla aty këtu ku ka filluar mësimi që të njëjtat janë të njohura edhe për opinionin. Kjo hapje ka ndodhur pas presioneve të papara që u janë bërë ndaj grevistëve kudo, qoftë me vizita qoftë me mesazhe dhe të tjera. Zonja Nagavci nuk ka pushuar së shkuari nëpër komunat të cilat ajo ka menduar se më lehtë do t’i ecë fjala. Në Podujevë, Gjilan, Kamenicë dhe Gjakovë për çudi janë bërë presione dhe këtë nuk mund ta fsheh Qeveria. Presioni po bëhet nga zonja Nagavci konkretisht”, tha ai.
Jasharaj tha se uniteti mes grevistëve do të vazhdojë dhe nuk mund të jetë frytdhënës dhe i mirëfilltë mësimi që nis me presione.
“Mirëpo grevistët vazhdojnë të jenë unik në kërkesat e tyre, kjo me shkolla që po veprohet është e keqe. Me presione dhe shantazhe nuk mund të arrihet ndonjë lëvizje pozitive. Mund të ketë individ të cilët pas presioneve të bëra, kanë vendosur të rinisin mësimin. Mirëpo kjo mënyrë nuk sjell asgjë pozitive, sepse kur mësimi fillon me presione, mësimi nuk do të këtë efekt dhe nuk do të jetë i mirëfilltë. Qeveria të mos krekoset me hapjen e pesë ose dhjetë shkollave sepse ky nuk është sukses”, deklaroi Jasharaj.
Bashkimi i Sindikatave te Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend.
Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejtë të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagës 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij