Milani pësoi humbje në shtëpi nga Liverpooli në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat 2-1, duke mbetur jashtë garave evropiane.

Fikayo Tomori ishte ndër më të mirët e kuqezinjve të Piolit, pasi kaloi Milanin në avantazh në pjesën e parë, por gaboi te goli i dytë i “The Reds”, veprim për të cilin kërkon falje në postimin e bërë në rrjetet sociale.


“Jam ende shumë i acaruar me veten dhe i zemëruar për skuadrën. Do të mësoj nga gabimi dhe do të punoj shumë që të mos ndodhë më”.

np file 128239

“Megjithatë, unë ndihem krenar që shënova në ‘San Siro’ me Milanin golin e parë në Ligën e Kampionëve”.

“Tani duhet të fokusohemi te pjesa e mbetur e sezonit për të kthyer Milanin sërish aty ku i takon dhe për ta bërë këtë sezon të paharrueshëm”, shkruan mbrojtësi anglez.

Milani tani do të koncentrohet në Serie A për të zënë një pozitë sa më të mirë. /Telegrafi/

telegrafi sport app