Figo beson te “magjia” e Realit: Vetëm ata mund ta bëjnë këtë

Ish-mesfushori i Real Madridit, Luis Figo, ka ndarë pritshmëritë e tij përpara ndeshjes së kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich.
Portugezi e pranoi se sfida nuk do të jetë e lehtë pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë, por beson në përmbysjen e madrilenëve.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Është e vështirë të rikthehesh pas një rezultati 1-2, por nëse ka një skuadër me madhështinë dhe cilësinë për ta bërë këtë, është Real Madridi”.
“Pavarësisht rezultatit të pafavorshëm në Bernabeu dhe duke parë historinë e këtij turneu, besoj se mund të arrijmë në gjysmëfinale".

Figo theksoi edhe rëndësinë e efikasitetit në një ndeshje të tillë vendimtare.
“Efikasiteti është jetik, sidomos në një ndeshje të tillë. Është transfertë dhe jemi në disavantazh. Nëse Vinicius dhe Mbappe janë vendimtarë, gjithçka bëhet më e lehtë”.
“Gjëja kryesore është të kontrollojmë potencialin ofensiv të Bayernit. Duhet të shmangim humbjet e topit dhe të marrim kontrollin e lojës sa më shpejt”.
Kujtojmë, përballja mes Bayernit dhe Realit zhvillohet në “Allianz Arena” të mërkurën nga ora 21:00./Telegrafi/






















































