Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.

Kështu ka bërë të ditur këngëtarja nga Ferizaj përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.


Fifi ndër tjera ka zbuluar se kënga mban titullin “Trauma” dhe do të jetë një tjetër bashkëpunimi megjithatë nuk e ka zbuluar emrin e artistit.

301680473 5025203240917197 7141443163676346179 n 1 Foto: Fifi/Instagram

“Trauma, së shpejti në bashkëpunim me ...?”, ka shkruar Fifi sipër një video të shkurtër që ndau me fansat.

Kujtojmë që edhe projekti i saj i fundit ishte një duet me reperin e njohur Gjiko.

Dyshja e suksesshme në gusht sollën këngën me titullin “365” e që u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Ndërkohë, Fifi mbetet e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Teksa, sa i përket jetës private prej muajsh këngëtarja po shijon romancën me Adis Patushin. /Telegrafi/