LAJMI I FUNDIT:

FFK mirëpret inicimin e procedurës disiplinore të FIFA-s ndaj federatës serbe

FFK mirëpret inicimin e procedurës disiplinore të FIFA-s ndaj federatës serbe

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka reaguar me një letër zyrtare duke mirëpritur inicimin e procedurës disiplinore të FIFA-s ndaj Federatës Serbe të Futbollit.

Ekipi përfaqësues serb vendosi një flamur të Serbisë me hartën e Kosovës në të, në zhveshtore para ndeshjes së grupeve ndaj Brazilit.

“Nuk ka dorëzim”, shkruante në atë atë flamur duke shkaktuar skandal politik në një ngjarje sportive sikurse Kampionati Botëror.


Pas kësaj, ka reaguar FFK dhe KOK-u duke dërguar një letër drejtuar FIFA-s dhe tashmë shtëpia e futbollit ka reaguar duke iniciuar procedurë.

FFK tashmë ka lëshuar një letër ku e mirëpret inicimin e procedurës disiplinore të FIFA-s ndaj Federatës Serbe të Futbollit.

Letra e FFK-së pa ndërhyrje

Jemi të lumtur të shohim reagimin e shpejtë të FIFA-s, me rastin e fillimit të hetimit kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pas shfaqjes së banerit me hartën e Kosovës me flamurin serb brenda saj dhe me mesazhe urrejtje dhe luftnxitëse në zhveshtoren e përfaqësueses serbe dhe në stadium, në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës në Katar.

Nga FIFA kemi marrë konfirmimin për pranimin e ankesës sonë dhe njëherësh kemi marrë vlerësimin e tyre të lartë për FFK-në, që përkushtohet për ruajtjen e integritetit e reputacionit të futbollit dhe që ankesa jonë tregon përkushtimin tonë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të cilat i afirmon FIFA.

Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt me organet përkatëse të FIFA-s për çdo informatë ose dokument shtese nëse kanë nevojë lidhur me hetimin e këtij rasti. Po ashtu, si FFK do jemi çdoherë të gatshëm të ruajmë dinjtetin e futbollit dhe reputacionin e Kosovës, duke reaguar dhe vepruar konform mekanizmave të FIFA-së dhe UEFA-s, në të cilat bëjmë pjesë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori