LAJMI I FUNDIT:

Fetahu: Organet kompetente do të vendosin nëse do të ketë kufizime gjatë muajit të Ramazanit

Fetahu: Organet kompetente do të vendosin nëse do të ketë kufizime gjatë muajit të Ramazanit

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Shaqir Fetahu, sot ka folur në lidhje me orën policore që do të vendoset prej nesër, si dhe mundësinë që gjatë muajit të Ramazanit të ketë sërish kufizime tjera.

Ai theksoi se nuk duhet që ndonjë rit fetar të jetë shkak për përhapje të pandemisë, duke shtuar se për këtë duhet të vendosin organet kompetente.

“Normal se iftaret janë një ambient i këndshëm i besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit, kjo do të ishte dëshira jonë e madhe por për këtë do të vendosin kompetentët. Ne nuk jemi për atë që nëpërmjet ndonjë riti fetarë të bëjmë dëm dhe të jemi shkaktarët të rritjes të kësaj sëmundje. Ne siç tha edhe zv.kryeministri, ne prej momentit të parë si BFI kemi marrë qëndrimin me të gjitha struktura tona që të jemi në shërbim të zbutjes të kësaj situate dhe në shërbim të tejkalimit të kësaj sëmundje konform të gjitha rregullativave që i ka dhënë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSH-në”.


“Si do që të jetë është e këndshme që të kemi iftare por nëse ato vërtet do të ndikojnë negativisht në çështjen e përhapjes së sëmundjes, mendoj se kompetentët do të japin mendimin e tyre”, deklaroi Shaqir Fetahu.

Ai gjithashtu foli edhe për bashkësinë e re islame që është regjistruar në RMV, duke thënë se është tentim për përçarje të myslimanëve në vend.

Ai tha se BFI-ja si institucion i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe se tani janë në pritje të epilogut gjyqësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori