Blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha, feston ditën e sotme (e shtunë) ditëlindjen.
Me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët e të afërmit.
Një i tillë nuk ka munguar as nga partneri i saj, Pajtim Krasniqi (PM), me të cilin shijon lidhjen prej disa muajsh.
“Në Romë kam qenë por romantik nuk jam hiq, nuk e di se çfarë të shkruaj veç ‘urime ditëlindjen zemra ime e mirë’”, nis postimi i DJ PM.
“Të uroj krejt të mirat e botës e ishalla sukseset nuk të ndalen kurrë. Të dua Sarushka ime”, vazhdoi ai.
Sarah dhe DJ PM nisën lidhjen gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP, por po argëtohen ende me njëri-tjetrin.
Në BBV dolën edhe çifte të tjera, si miku i ngushtë i PM-it, DJ Dagz dhe moderatorja Einxhel Shkira, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë bashkë. /Telegrafi/