Festohet ‘Dita Ndërkombëtare e Flokëkuqëve’

Qyteti Breda në Norvegji, është destinacioni i të gjithë atyre që kanë flokë të kuqe, ku mblidhen në këtë festival tradicional.
Ky organizim ku ka muzikë dhe piknik, zhvillohet në fundjavën e parë të shtatorit.
Pa asnjë bjondinë apo brune në afërsi, mbi 5.000 flokëkuq që kanë ardhur nga vende të ndryshme të Evropës dhe ShBA-të kanë festuar ditën e tyre.
Ky festival ka filluar në vitin 2005 kur Bart Rouwenhost ka kërkuar 15 femra që kanë flokët e kuqe, për një set fotografik.
Kërkesës së artistit gjërman, i janë përgjigjur 150 femra dhe nga atëherë është parë si nevojë, të jetë një festival i tillë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































