LAJMI I FUNDIT:

Festivali Kombëtar i Kulinarisë, Meta: Të mbështesim turizmin për të ndaluar shpopullimin

Festivali Kombëtar i Kulinarisë, Meta: Të mbështesim turizmin për të ndaluar shpopullimin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mirëpritur sot Festivalin Kombëtar të Kulinarisë, Bujtinave dhe Prodhuesve Vendorë ku merrnin pjesë dhjetëra sipërmarrës shqiptarë, prodhues të vegjël dhe të mëdhenj, si dhe përfaqësues të turizmit nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e presidencës, Presidenti Meta bëri thirrje për mbështetjen gjithmonë e më shumë të turizmit për të “rikthyer shpresën dhe ndalur shpopullimin e dhembshëm të trevave me pasuri të jashtëzakonshme natyrore.”

Meta u shpreh se “kjo ditë e bukur më jep gjithë kënaqësinë, për të ndarë me ju, optimizmin dhe synimin për një sezoni turistik sa më të suksesshëm, optimist dhe shpresëdhënës, pas këtyre sfidave me të cilat jemi ndeshur”.


“Nuk mund të kishte ditë më të bukur për të uruar një sezon turistik cilësor gjithëvjetor dhe të suksesshëm, konkurrues dhe me standarde europiane, për të mirën e Shqipërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare”, ka shtuar Meta.

Po ashtu Meta shtoi se ky Festival dëshmon se “restorantet, bujtinat, prodhuesit vendorë të turizmit në Shqipëri, janë bashkuar dhe mbështetur të gjithë, rreth një filozofie, një misioni: Për një turizëm cilësor, gjithëvjetor, konkurrues dhe me standarde europiane, për të mirën e Shqipërisë dhe ekonomisë së shqiptarëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori