Shqipëria ka marr një fitore të madhe kundër Polonisë me rezultat 2-0 në kualifikimet për Euro 2024.

Kuqezinjtë fituan fal golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut dhe morën fitoren që i dërgon në pozitën e parë.


Ishte debutimi i Mirlind Dakut në ‘Air Albania’ para tifozëve shqiptarë, të cilën ai e vlerësoi si është më së miri, duke i gëzuar të gjithë me gol.

Zhvillohej minuta e 62-të kur Ylber Ramadani harkon në zonë te Daku, i cili pranon topin bukur dhe me një gjuajtje me kthim shënoi për 2-0.

Duke e ditur dashurinë e tij e tij për ngjyrat e flamurit ai festoi si i çmendur duke zhveshur fanellën.

377925084 693785382783972 530467747399368501 n

Ajo çfarë ra në sy ishte tatuazhi në shpinë, ku shihej guri i kufirit shqiptaro-shqiptar dhe emri i komandantit Agim Ramadanit – Katana.

Daku vjen nga Gjilani sikurse edhe Katana, një nga heronjtë e mëdhenj kombëtar të luftës së Kosovës.

377931922 1043084710038522 5816666055252119433 n

Shqipëria pas kësaj fitoreje aktualisht ka 10 pikë, me tri fitore, një barazim dhe një humbje dhe është lider i grupit. /Telegrafi/

telegrafi sport app