Ferrari triumfon në shtëpi, Leclerc zë vendin e parë në Monza

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, arriti fitoren në Monza , duke triumfuar në një garë jashtëzakonisht interesante. Norris u nis nga pole position, për të humbur avantazhin fillestar që në fillimin e garës, kur shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri e parakaloi. Australiani e mbajti avantazhin deri në dhjetë xhiro para fundit , gjë që piloti i Ferrarit e shfrytëzoi për të marrë fitoren. Fitore e madhe e pilotit të Ferrarit në shtëpinë e tyre, pra në Monza.

Max ka 303 pikë dhe është në vendin e parë në renditje, ndërsa Norris është i dyti me 62 pikë më pak, me tetë gara të mbetura.
E ardhmja është në Baku pas dy javësh. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































