Feronikeli me kërkesë ndaj FFK-së, nuk dëshiron më t’i gjykojë Alban Shala

Feronikeli nuk e ka harruar barazimin nga Ballkani që erdhi në kohën shtesë, ku Ermal Krasniqi shënoi gol të bukur për 1-1.
Kjo ia pamundësoi Feronikelit t’i marr tri pikët, ndërsa klubi ka ankesa edhe në gjykim.
Ata kanë dorëzuar ankesë në FFK për gjyqtarin e kësaj Alban Shalën.
Ankesën tashmë e kanë deponuar në FFK, kurse këtë e kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale.
Të nderuar, KF Feronikeli gjatë ditës së sotme ka dorëzuar në FFK ankesën në lidhje me gjyqtarin e ndeshjes, Feronikeli - Ballkani, java 11të. Në ankesën e dërguar në FFK, janë të cekur minutat dhe pamjet për secilin rast ku gjyqtari kryesor, A.Shala nuk ndan drejtësinë në mënyrën e duhur. KF Feronikeli e ndjen të detyrueshme që të ju njoftojë edhe ju, përkrahësit e klubit për ankesën e dorëzuar në FFK. Ne nuk mund të lejojmë që gjyqtarët të ndikojnë drejtëpërdrejtë në rezultat, e sidomos në derbi siç ishte ai me Ballkanin.























































