Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani apo siç njihet me emrin e artit Fero, tash e sa kohë përflitet për lidhjen me partneren e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Të njëjtit është raportuar se janë ndarë që disa muaj, megjithëse një konfirmim nga ana e tyre nuk ishte bërë akoma.


Duke qenë se artistët shpesh përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram, zbulojnë shumë gjëra si nga jeta profesionale e ajo private, një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe Fero.

ferofera 73025094 536679863777675 9134761625492924937 n Fero është ndarë nga e dashura e tij, Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

I pyetur se a është ndarë nga bashkëshortja?, që lë të kuptohej për partneren e tij, një përgjigje nga ai nuk ka munguar, duke thënë vetëm, "Po", bashkangjitur disa figurave.

Ndërkohë që në postimin tjetër, reperi shqiptar thotë se ishte faji i tij që dyshja tashmë kanë ndarë rrugët nga njëri-tjetri.

ferofera 72070242 147157286546483 1558479266737787788 n Fero është ndarë nga e dashura e tij, Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Këta të fundit shijuan romancën mjaft shumë, madje Arbenita ishte pjesë e klipit "Ride or Die" të Feros të lansuar gjatë verës, duke e bërë atë edhe më të veçantë.

Gjatë kësaj kohe, Fero po ashtu është fokusuar më shumë në muzikë, i cili është zhvendosur në Gjermani, ku po punon dhe ka hapur studion e tij muzikore të titulluar "Skuadra Fero". /Telegrafi/