Fernando Alonso është bërë ambasadori më i ri i klubit mbretëror spanjoll, Real Madridit.

Piloti spanjoll i Formula 1 ka vendosur që krahas pistave të garave të merret edhe me një profesion tjetër apo punë dytësore.


Alonso ka zgjedhur që të bëhet pjesë e futbollit dhe ka zgjedhur pikërisht klubin më të madh spanjoll, Real Madridin.

Spanjolli është bërë ambasador i Los Blancos dhe këtë punë do ta bëj jashtë orarit të Formula 1 apo kur të ketë kohë të lirë.

“Unë jam një anëtar tjetër i këtij klubi të madh”, ka thënë Alonso pas zyrtarizimit të tij si ambasador nga presidenti i klubit, Florentino Perez. /Telegrafi/  

telegrafi sport app