LAJMI I FUNDIT:
Gjilani -4° clearsky_night

Fermerët në fazën e mbjelljeve vjeshtore, Komuna e Gjilanit nis së shpejti shpërndarjen e farës së grurit

Fermerët në fazën e mbjelljeve vjeshtore, Komuna e Gjilanit nis së shpejti shpërndarjen e farës së grurit

Fermerët janë duke përgatitur tokat për mbjelljet vjeshtore, veçanërisht për farën e grurit, ndërsa shpërndarja e farës pritet të fillojë brenda pak ditësh.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Gjilanit, Bajram Isufi, ka konfirmuar për Telegrafin se procesi është në fazën finale dhe fermerët që kanë përmbushur kriteret e aplikimit do të përfitojnë fara për mbjellje.

“Tani jemi në fazën e mbjelljeve vjeshtore e në veçanti të farës së grurit. Shumica nga fermerët i kanë përgatitur tokat për mbjellje. Nesër ose pasnesër e shpërndajmë farën. Të gjithë fermerët që i kanë plotësuar kriteret e aplikimit do të përfitojnë,” deklaroi Isufi.


Edhe fermerët janë gati për këtë sezon.

Xhavit Selmani, njëri nga fermerët nga fshati Bilinc e Gjilanit, që tashmë ka filluar me mbjellje, thotë se kushtet atmosferike janë të favorshme për mbjelljet këtë vit.

“Kemi filluar me u përgatitë nëpër ara dhe kemi mbjellje të produkteve bujqësore sepse edhe kushtet atmosferike janë të mira. Deri tash i kam mbjell 3 hektarë,” tha Selmani. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj

Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj

Ferizaj
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Kalo në kategori