Ferizaj ndalet në Kupën Evropiane nga Gminy Kobierzyce

KHF Ferizaj është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Ferizaj edhe të dielën pësoi nga skuadra polake, Gminy Kobierzyce, këtë herë me rezultat 38-11.
Kështu me rezultatin e përgjithshëm 85-32 pas dy ndeshjeve, Kobierzyce avancon në raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Të dy ndeshjet janë luajtur në Kobierzyce të Polonisë.
Në Kupën Evropiane garon edhe Istogu, që pas një jave përballet me Çairin. Të dy ndeshjet luhen në Istog.

Nga
Telegrafi
10/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































