Deri më tash nëpër komuna nuk është arritur të gjendet ndonjë kod buxhetor i veçantë për t’i mbështetur fermerët që pësojnë dëme nga fatkeqësitë natyrore, ndërkohë një gjë të tillë herë pas here e ka bërë Qeveria e Kosovës sipas mundësive buxhetore.
Por, së fundi mënyrën për mbështetjen e fermerëve me paratë e komunës e ka gjetur Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj. Madje, secili fermer në këtë komunë që pëson dëme nga fatkeqësitë natyrore do të mbështetet me para të caktuara sipas vlerësimit të komisionit.
Drejtori i kësaj drejtorie Burim Bajrami, ka gjetur mënyrën që nëpërmjet subvencioneve në bujqësi ta siguroi një kod të veçantë për mbështetjen e fermerëve që pësojnë dëme nga zjarret, dëmtimit të serrave, ngordhja e kafshëve, dëmet nga breshëri i pemëve e perimeve dhe dëme të tjera të ndryshme.
Bajrami ka thënë për Telegrafin se ka ndarë 50 mijë euro, por që kjo shumë mund të rritet në vitet e ardhshme varësisht nga mundësitë buxhetore që i ka komuna.
“Duke marrë për bazë kontaktin e vazhdueshëm që e kemi me fermerët dhe duke i ditur problematikat e tyre, ne në kategorinë e subvendiponeve për vitin 2024 kemi ndarë 50 mijë euro për kompensim të dëmeve të cilat nuk po i kompenson ministria e Bujqësisë dhe Qeveria e Kosovës”, ka thënë Bajrami.
Sipas tij, kanë pranuar vazhdimisht kërkesa për raste të ndryshme të zjarreve të ndryshme, djegieve, vërshimeve dhe fatkeqësive të tjera duke përfshirë ngordhjen e kafshëve apo dëmtimi i serrave të fermerëve e të tjera.
“Kemi pranuar të gjitha kërkesat dhe përmes komisionit tonë kemi analizuar, kemi dalë në terren dhe kemi bërë vlerësimin e këtyre kërkesave dhe unë kam marrë vendim për rastet e caktuara që të kompensohen dëmet dhe ky proces vazhdon gjatë gjithë vitit. Ne urojmë të kemi sa më parë dëme nga fatkeqësitë natyrore, mirëpo kemi bërë të pamundur që në kuadër të mundësive tona buxhetore t’i dalim në ndihmë fermerëve të Komunës së Ferizajt që sado pak t’ia lehtësojmë dëmet që shkaktohen eventualisht në të gjitha kategoritë e bujqësisë, por duke përfshirë edhe blegtorinë e të tjera”, ka thënë Bajrami.
Bajrami, ka shtuar se janë rreth 70 fermer të cilët deri tash janë kompensuar për dëmet e tyre, gjatë javëve të kaluar duke përfshirë zjarret e ndryshme nëpër deponi të ushqimit të kafshëve, pastaj për ngordhje të vazhdueshme të krerëve të lopëve e të tjera./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez - e quan hajn

Po pushonin në pishinën e hotelin luksoz në Bangkok, momenti kur tërmeti shkatërrues godet dhe krijon valë të mëdha

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler